Gjithsej 57 nga 193 pacientë mjekohen në spitalet përgjatë Shkupit dhe jashtë vendit, dy janë në gjendje kritike

Shkup, 14 prill – Gjithsej 57 nga 193 pacientë nga tragjedia në Koçan mbeten që të mjekohen në spitalet përgjatë Shkupit dhe jashtë vendit, dy janë në gjendje kritike, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Nga 57, nëntë persona janë në Shkup. Dy janë për momentin në Qendrën Klinike, në Kirurgji Plastike. Katër janë në Shën Naumi i Ohrit, një pacient në SPQ 8 Shtatori. Të tjerët mjekohen në spitale private.

“Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme”, nënvizoi Taravari.

Jashtë vendit mjekohen 48 persona nga tragjedia në Koçan.

“Një pacient kthehet sot nga Hungaria, kështu do të mbesin dyzetë e shtatë pacientë jashtë vendit”, tha Taravari.

Ai tha se dy janë në gjendje kritike, të tjerët janë ekstubatuar. Disa ishin në rehabilitim, të tjerët prisnin intervenime operative.

Si shembull pozitiv, ministri theksoi një paciente e cila dy herë ishte rianimuar e cila sot ishte në Kirurgjinë Plastike në gjendje plotësisht më të mirë.

“Shembull i mirë për pacient i cili ishte në gjendje shumë të vështirë”, shtoi Taravari.