Gjimnazi i Gostivarit së shpejti me dritare të reja
Gostivar, 28 gusht – Shkolla e mesme e Gostivarit do të bëhet objekt më efikas energjetik. Në vijim është faza e dytë për ndërrimin e xhamave të dritareve, projekt në vlerë prej 4 milionë denarëve.
Nga vetëqeverisja lokale informuan se në Shkollën e mesme komunale “Gostivar” dje ka filluar faza e dytë e ndërrimit të dritareve me çka do të rrumbullakoset zëvendësimi i plotë i atyre të vjetrave me dritare të reja me efikasitet energjetik.
“Ky projekt, qëllimi i të cilit është kursimi i energjisë për ngrohjen dhe funksionalitetin e objektit, kishte për qëllim ndërrimin e 90 dritareve. Ishte e nevojshme, sepse një pjesë e mirë e tyre ishin edhe jofunksionale”, thonë nga Komuna e Gostivarit.
Në fazën e parë, në pranverë, është realizuar ndërrimi i dritareve në anën e përparme të objektit me grant si pjesë e bashkëpunimit me USAID-in dhe Projektin për bashkëpunim ndëretnik të të rinjve në shkolla. Për këtë qëllim janë siguruar 1,7 milionë denarë, ndërsa për fazën e dytë, vetëqeverisja lokale ka investuar edhe dy milionë denarë.

