Gjermania trajnon policinë ushtarake të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se policia ushtarake gjermane e ka trajnuar policinë ushtarake të FSK-së në shkathtësitë e mbrojtje së afërt.

“Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP)”.

“Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona”.

“Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”,ka shkruar Mehaj. /