Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Gjermania ka votuar pro njohjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë atje.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani ka shkruar në Facebook lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se në Bundesrat mori 69 votat që bënë të mundshëm këtë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/faruk.ajeti.9/posts/10159722094629133

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë për shqipytarët.

“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”./koha.net

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/364137648555982/