Gjermania investon 21 milionë euro në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për sipërmarrjet e huaja në sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, falë politikave fiskale lehtësuese dhe lançimit të projekteve strategjike.

Krahas shumë vendeve të huaja Shqipëria, mbetet një vend mjaft atraktiv edhe për biznesin gjerman, që ka rritur ndjeshëm investimet vitin e fundit.

Për të dytin vit radhazi, statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme të investimeve gjermane.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet gjermane janë rritur në 6-mujorin e parë të këtij viti në shifrën e 59 milionë eurove, nga vetëm 21 milionë euro që kishin qenë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Sipas BSH-së, investimet gjermane janë rritur me 210% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipërmarrjet gjermane janë shtrirë në sektorin e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit.

Gjermania po bashkëpunon me qeverinë shqiptare, për te promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme nga pikëpamja sociale dhe ekologjike. Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliardë euro, kontribut që e bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dy palëshe.