Gjendja e rrugëve, nëpër kufij nuk ka pritje të gjata

Shkup, 25 prill – Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Intenziteti në komunikacion në rrugët jashtë vendbanimeve është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata as për hyrje e as për dalje, informon Zhurnal.

Nga LAMM këshillojnë makinat të lëvizin sipas shpejtësisë së paraparë, të respektohet sinjalizimi në komunikacion. Të kihet kujdes për rëshqitje dheu në rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë”./Zhurnal.mk