Gjendja e rrugëve

Shkup, 1 qershor – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 30 maj 2023 deri më 3 qershor 2023 në rrugën rajonale 1102, aksi Veles – Gradsko, në periudhën prej orës 8 deri në orën 16 do të realizohen aktivitete ndërtimore, gjegjësisht asfaltim. Për shkak të kësaj në atë periudhë aksi rrugor do të jetë plotësisht i mbyllur për qarkullim.

Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë.