Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Është gjetur pa shenja jete një person në Shtërpcë. Policia njofton se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se nga familjarët, është gjetur viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve”, thuhet tutje në raport.