Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë, rasti po hetohet
Një person është gjendur pa shenja jete në Podujevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:48, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Rasti është cilësuar se “hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.
“Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në raport.