Gjendet pa jetë në rrugë një burrë, dyshimet e policisë

Një 70-vjeçar është gjetu pa shenja jete në anë të rrugës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat-Fushë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri ka dnërruar jetë për shkaqe aksidentale.
Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.
Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.