Gjendet një person i vdekur në një shtëpi të braktisur në qendër të Shkupit

Shkup, 30 dhjetor – Në një shtëpi të braktisur në afërsi të Rrugës së avokatëve në qendër të Shkupit, sot në mëngjes është gjetur një person i vdekur me plagë të dukshme.

Siç bëri të ditur MPB, rasti është denoncuar sot paradite në orën 07:45.

Në teren kanë dalë nëpunës të policisë, ndërsa mjeku i Ndihmës emergjente mjekësore ka konstatuar vdekjen.

Ishte njoftuar prokurori publik me urdhër të të cilit trupi do të dërgohet për autopsi, ndërsa po punohet në zbardhjen e rastit.