Gjendet një mjet i pashpërthyer në Bajgorë të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bajgorë të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme është raportuar për një mjet të pashpërthyer.
Sipas policisë njësitë relevante policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Ndërsa njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, granatë dore, thuhet në njoftimin e policisë.

