Gjendet një kufomë në një rrugë në Greqi

Gjatë punimeve rrugore në Tebë të Greqisë, ndërsa po gërmonin me ekskavator, punonjësit kanë gjetur një trup të dekompozuar.

Sipas mediave greke trupi i dekompozuar ishte vetëm një metër larg rrugës.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, por edhe për të zbuluar se prej sa kohësh ndodhej në atë vend.