Gjendet një granatë dore në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin

Një granatë dore është konstatuar pasditen e kësaj të shtunë në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin.

Ka qenë policia e Lezhës që është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj.

Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe forcat xheniere për ta hequr apo asgjësuar në vend granatën, e cila ndodhet në anë të rrugës kryesore.