Gjendet në Shqipëri, Meldin Adili që ishte raportuar si i zhdukur

Është gjetur i mituri i zhdukur nga Prizreni, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë i mituri cili ishte në kërkim pasi ishte zhdukur është gjetur në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij.

“Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë është gjetur në Shqipëri personi i zhdukur mashkull kosovar (i mitur). Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe policia ditë më parë kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Adili ishte raportuar si i zhdukur që nga data 04 shtator 2022.

Ai  për herë të fundit ishte parë nga shokët e tij të punës më datën 04 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, komuna Dragashë.