Gjendet i vdekur një 48-vjeçar brenda kishës në Vushtrri

Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banuese që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48 vjeçar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.