Gjendet i vdekur 14 vjeçari, para 10 vjetësh iu mbyt edhe vëllai në lumin e Semanit

Është gjetur trupi i pajetë i 14 vjeçarit që ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme në lumin e Semanit.

Fillimisht policia i ka gjetur rrobat e viktimës, derisa më pas kanë arritur që ta gjejnë edhe trupin e pajetë.

Nga mediat u raportua se 14 vjeçari kishte shkuar për të peshkuar.

Fqinjët e tij kanë treguar se kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.