Gjendet i pajetë roja e vendparkimit në Durrës

Gjendet i pajëtë një person në Durrës.

Në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit).

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Megjithatë do jetë ekspertiza që do përcaktojë saktë shkaqet e vdekjes.