Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është aksidentuar

Një person rreth te 60-tave është gjendur pa jetë i shtrirë në rrugë në afërsi të fshatit Kotë në zonën e quajtur Qafa e Dushkut.

Sipas kalimtarëve, personi ka bërë aksident dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Paraprakisht dyshohet se ai është drejtuesi i makinës tip “Toyota”, ku pasi është përplasur, nga forca e përplasjes trupi ka dalë nga makina dhe ka rënë në rrugë pa jetë.

Në vendngjarje pritet të shkojë policia dhe ambulanca.