Gjendet i mbytur një person në Tiranë

Një 50 vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit “Lanabregas” të Tiranës. Ende nuk është bërë identifikimi i tij. Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.