Gjendet e mbytur në lumë, dërgohet për ekspertizë

Pas njoftimeve të ditës së djeshme se një grua dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë, policia njofton se pas kërkimeve në brendësi të lumit është gjetur e mbytur L. K.

Policia sqaron se trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.