Gjendet drogë gjatë bastisjes në Veles

Shkup, 14 nëntor – Nëpunës policor të SPB Veles kanë privuar nga liria A.SH.(43) nga Velesi. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe peshore digjitale.

Siç informojnë nga MPB-ja, personi është dërguar në stacion policor, ndërsa për rastin është informuar Prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët kallëzim përkatës.