Gjendet dhe arrestohet edhe personi i tretë i përshirë në një plaçkitje në gusht të vitit të kaluar në Shkup

Shkup, 21 korrik – Nëpunës policorë të Njësisë për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Gjorçe Petrov kanë zbardhur veprën penale plaçkitje e kryer më datën 4 gusht të vitit 2022 në objekt shitjeje në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup.

 “Në lidhje me rastin më datën 5 gusht të vitit 2022 nga liria ka qenë i privuar L.J. të cilit i është përcaktuar masa e paraburgimit dhe SH.I. i cili është kthyer në institucion ndëshkues-përmirësues ku ka vuajtur dënimin me burg. Ndërsa dje nga liria është privuar edhe M.I. (19) nga f. Krushopek të Shkupit dhe në shtëpinë e tij është kryer bastisje me urdhër gjyqësor”, bëri të ditur MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.