Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar 179 raste
Shkup, 12 shtator – Gjatë tre ditëve të fundit janë bërë 1.286 testime, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me Kovid-19, me ç’rast 36 janë riinfektime, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik.
Prej rasteve të reja më së shumti ka në Shkup – 94, Manastir – 16 dhe Kumanovë – 11. Janë regjistruar 347 pacientë të shëruar.
Në tre ditët e fundit janë regjistruar dy persona të vdekur, një person nga Shkupi (79) dhe nga Vallandova (86). Kanë vdekur në kushte spitalore. Sipas Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im” janë regjistruar katër persona të vdekur, nga një person nga Shkupi, Manastiri, Ohri dhe Krusheva, të moshës nga 71-89 vjeç. Tre persona kanë vdekur në kushte spitalore ndërsa një ka vdekur në shtëpi. Personat kanë vdekur në periudhë kohore prej 25.08 deri më 01.09.2022.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.158.164 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 341.583, numri i pacientëve të shëruar është 331.213, të vdekur 9.512, ndërsa numri i rasteve aktive është 858. Nuk ka raste aktive në Dibër, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran.

