Gjatë natës dhjetë zjarre aktive, 16 janë shuar
Shkup, 26 korrik -Gjithsej 29 zjarre kishte në hapësirë të hapur deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, dhjetë prej të cilave ishin aktive, tre u vunë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar. Për situatën më të fundit me zjarret në Maqedoni, informacionet zyrtare nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim paralajmëruan informacione për rreth orës 14.
Dhjetë zjarre aktive janë në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – fsh. Niviçinë, mali Golem Goten dhe Malet e Maleshevës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën e Prilepit 1 – fsh. Beshishte, vendi i quajtur “Kodra e Beshishtës”, një krah drejt fsh. Gradeshnicë dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier), Komunën e Prilepit 2 – aktiv krahu drejt fsh. Dren, ndërsa pjesa ndërmjet fshatrave Careviq dhe Smollanë është nën kontroll (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët); Komunën e Brodit 1 – fsh. Creshnevë (vegjetacion i ulët), Komunëm e Brodit 2 – ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën e Shtipit – ndërmjet fshatrave Dragojevë dhe Selcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë), Komunën e Zelenikovës – fsh. Gumalevë (vegjetacion i përzier dhe i ulët), Komunëm e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar), Komunën e Strumicës – vendi i quajtur “Tre Ujërat” (vegjetacion).
Nën kontroll janë vënë tre zjarre edhe atë: Komunën e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë), Komunën e Shutë Orizares – rr. Brsjachka Buna (deponi e egër), Komunën e Karbincit – fsh. Junuzli (pyll).
Janë shuar 16 zjarre edhe atë në Komunëm e Shutë Orizares – afër komunës (mbeturina), Komunën e Prilepit – afër kazermës (mbeturina dhe bar i thatë), Komunën e Resnjës 1 – fsh. Perovë e Poshtme(trumzë dhe vegjetacion i ulët), Komunën e Resnjës 2 – fsh. Prelubje (bar i thatë), Komunën e Brodit – fsh. Llatovë (pyll i përzier), Komunën e Koçanit 1 – fsh. Niviçanë (pyll i ulët dhe bar i thatë), Komunën e Koçanit 2 – afër ndërmarrjes “Stoimenov” DOOEL, Koçan (bar i thatë), Komunën e Koçanit 3 – fsh. Mojancë (kashtë e djegur dhe bar i thatë), Komunën e Kumanovës – fsh. Romanovcë (bar i thatë), Komunëm e Likovës – fsh. Nikushtak (bar i thatë), Komunën e Gostivarit – autostrada Gostivar-Tetovë, afër “Bunar Petrol” (bar i thatë), Komunën e Staro Nagoriçanit – fsh. Rugjincë dhe fsh. Orah (pyll, bar i thatë dhe shtëpi), Komunën e Kumanovës 1 – lagjja Ristovo Trllo (bar i thatë), Komunën e Kumanovës 2 – fsh. Romanovcë (bar i thatë), Komunën e Velesit – rr. ASNOM (bar i thatë), Komuna e Rosomanit – ndërmjet Rosomanit dhe Gradeshit (bar i thatë).

