Gjakovarët e disiplinuar, rreth 98% e mësimdhënësve të vaksinuar ndaj COVID-19

Situata me të infektuarit në institucione arsimore në Gjakovë tashmë është më e mirë seç ishte javë më parë. Aktualisht të gjitha shkollat po mbajnë mësim me prezencë fizike dhe orar të plotë. Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë janë të kënaqur me numrin e mësimdhënësve të vaksinuar, ndryshe nga nxënësit që janë në numër më të ulët.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Baçi, konfirmoi për KosovaPress se aktualisht janë vetëm 14 paralele të cilat janë duke ndjekur mësimin sipas skenarit C, apo mësim në distancë.