Gir dhe Bomgartner: Reformat dhe bisedimet me Bullgarinë janë rruga drejtë anëtarësimit në BE
Shkup, 3 mars – Maqedonia e Veriut tashmë i ka përmbushur kushtet për hapjen e bisedimeve, ashtu që hapi i ardhshëm është që duhet të përparojmë drejtë hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Me siguri që Ukraina nuk do ta ngadalësojë atë proces, megjithatë duhet t’i zbatojmë reformat, të cilat janë rruga e shpejtë drejtë anëtarësimit në BE. Konteksti i i ri gjeopolitik vetëm e përforcon rëndësinë strategjike për stabilizimin e rajonit, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut në kalim drejtë etapës së re, e ai është integrimi rajonal, ashtu që ai koncept i ri nuk mundet të shkaktojë efekte të kundërta.
Këtë e theksuan euroambasadori në vend Dejvid Gir dhe ambasadori i Francës Siril Bomgartner në konferencën e përbashkët për media për situatën në Ukrainë, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse duke pasur parasysh situatën e re të krijuar ekziston mendim që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe nëse mendohet për pranim të Ukrainës me procedurë të shpejtë në BE.
Gir dhe Bomgartner hodhën poshtë pranimin e Ukrainës në BE, dhe theksuan se situatën në Ukrainë e thekson rëndësinë e partneritetit të afërt me Unionin dhe vlerën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s.
“Kemi interes të fuqishëm strategjik që ta shohim Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së, por duhet të ofroni reforma. Kemi interes të fuqishëm strategjik ta shohim këtë vend si vend anëtar të BE-së. Kjo tashmë ishte shprehur nga ana e të gjithë liderëve evropianë në Bërdo dhe kjo është në fakt porosia të cilën ne e thamë. Kuptohet se procesi i anëtarësimit duhet të jetë ofrim i reformave. Ky është proces vijues i cili do ta afrojë vendin në BE dhe kjo duhet të vazhdojë”, porositën Gir dhe Bomgartner.
Bomgartner nënvizoi se në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Franca i jep rëndësi strategjike dhe ko është diç që tashmë është pranuar.
“Autoritetet franceze kanë mundësinë ta theksojnë disa herë këtë, duke thënë publikisht se zyrtarisht Maqedonia e Veriut i plotëson të gjitha kërkesat e kërkuara nga BE-ja, duke e saktësuar këtë sipas mendimit tonë dhe mendoj se të gjitha vendet e tjera ndajnë se në vitet e fundit vendi realisht ka bërë progres të konsiderueshëm dhe në këtë mënyrë realisht rrit momentin për afrim me BE-në, por ne kemi theksuar gjithashtu se ka një rëndësi strategjike në atë proces për stabilitetin rajonal dhe sot do të them se është mjaft e qartë se konteksti i ri gjeopolitik vetëm e përforcon këtë pretendim”, tha Bomgartner.
Ai tha se sa i përket situatës me të cilën përballemi, autoritetet legjitime ukrainase tashmë kanë të drejtë të drejtohen me një kërkesë të BE-së.
“Por do të them edhe një herë se përballja me situatën si tani nuk është prioritet sepse prioriteti është siç e thashë më parë dhe është izolimi i agresorit dhe përkrahja konkrete dhe efektive e viktimës së agresionit. Sa i përket Ukrainës, nuk do t’i thosha vetëm Ukrainës, por në përgjithësi për çështjen e integrimit evropian, mendoj se prioriteti objektiv nuk është në Ukrainë, por në këtë rajon. Aq më tepër në këtë vend dhe në Shqipëri, dhe në këtë drejtim ju e dini se ka një proces të vazhdueshëm, i cili monitorohet nga afër nga institucionet evropiane dhe në këtë kuadër nga Presidenca Franceze e BE-së dhe çdo aktivitet i dobishëm në këtë drejtim do të jetë tha për të arritur në një kohë sa më të shkurtër atë qëllim të përbashkët, që është hapja e negociatave për anëtarësim me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur” tha Bomgartner.
Gir nga ana e tij theksoi se sot BE-ja dhe Ukraina janë më afër se kurdo herë, por se ende vijon një rrugë të gjatë.
“Duhet t’i japim fund kësaj dhe ne duhet të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Unë jam i sigurt se askush nuk dyshon, se njerëzit të cilët kundërshtuan luftojnë aq fuqishëm dhe me guxim për vlerat evropiane dhe vendi i tyre është në BE. Megjithatë, siç thash ky është vendim i cili duhet të merret nga udhëheqësia e BE-së ajo që ka të bëjë me këtë vend”, shtoi Gir.
Sipas tij, sundimi i drejtësisë gjithashtu do të jetë i rëndësishëm për vetë stabilitetin e vendit dhe rezistencën e saj në kuadër të BE-së.
Rusia duhet që menjëherë t’i ndërpresë veprimet e saja ushtarake dhe pa kushtëzime të tërhiqet nga i gjithë territori i Ukrainës që të kthehet në kufijtë e saj të pranuara ndërkombëtarisht. BE-ja është e bashkuar në mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe popullit të saj. Ukraina është viktimë dhe duhet t’i ndihmohet në çfarëdo lloj mënyre, Ukraina duhet të mbetet vend sovran dhe i lirë, porositën Gir dhe Bomgartner.
Sipas ambasadorit Gir, me të vërtetë është çështje e jetës dhe vdekjes dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjigjen u vendos për izolim të plotë të Rusisë që ta mbajë më të përgjegjshëm presidentin Putin për këtë agresion.
Ambasadori francez duke folur në emër të Francës si kryesuese aktuale me BE-në, theksoi se ekziston agresion, ndërsa agresori është identifikuar dhe përgjigja e parë të cilën e jep Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare është nevoja që të izolohet dhe të dobësohet agresori. BE-ja, tha, me të vërtetë vepron në atë drejtim, ndërsa Franca e cila kryeson me Këshillin e BE-së është aktive në kërkim të atij mobilizimi produktiv.
Të dy treguan për sanksionet e gjëra të vendosura kundër Rusisë, si dhe drejtë Bjellorusisë, të cilët, vlerësojnë se janë në nivel në të cilin deri më tani nuk ishte bërë, ndërsa me qëllim që të bëhet presion për ata që janë përgjegjës për pushtimin ndaj Ukrainës, si dhe për ndihmën e siguruar për Ukrainën.
Sipas ambasadorit Gir, popullit ukrainas i është ofruar ndihmë e konsiderueshme humanitare. Komisioni Evropian ka paralajmëruar tashmë 90 milionë për Ukrainën dhe Moldavinë dhe që nga fillimi i krizës në vitin 2014, janë ndarë 248 milionë euro ndihmë humanitare. KE, shtoi ai, do të ndajë gjithashtu 50 milionë euro nga buxheti evropian për të trajtuar pasojat humanitare të krizës. Përveç kësaj, KE ka njoftuar tashmë 1.2 miliardë euro ndihmë për ekonominë e Ukrainës dhe gjithashtu mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së që koordinon përgjegjësinë, veprimet e BE-së.
Ambasadori francez nënvizoi se sa i përket mbështetjes së viktimës së agresionit, aktiviteti të cilin e zbaton BE-ja është me të vërtetë e vërejtur.
Të dy ambasadorët theksuan edhe për rëndësinë e Rezolutës të KB-së e cila është mbështetur me shumicë të madhe nga 141 vende anëtare, ndërsa me të cilën dënohet agresioni rus, bëhet thirrje për ndërprerje të pushtimit dhe Rusia menjëherë t’i tërheqë të gjitha forcat ushtarake nga kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht të Ukrainës.
Sipas tij, sistemi multilateral është përforcuar, kjo vlen edhe për NATO-n, por duhet të thuhet edhe për KB-në, por nënvizoi se Evropa nga e gjithë kjo është më e madhe dhe më e fuqishme.
Ambasadorët Gir dhe Bomgartner mirëpritën gjithashtu rolin e Maqedonisë së Veriut, e cila, sipas tyre, tregoi solidaritet dhe përgjegjësi ndërkombëtare, respektoi menjëherë sanksionet urgjente të BE-së kundër Rusisë dhe dha shembull brenda NATO-s duke kontribuar në reagimin ndaj zhvillimeve në Ukrainë.

