Gigi Hadid duket e mahnitshme në të bardha në festën e ditëlindjes së 27-të e shoqëruar nga familja dhe miqtë e saj
Gigi Hadid dukej e mahnitshme dhe elegante në një veshje të bardhë transparent teksa festoi ditëlindjen e saj të 27-të në Zero Bond në New York të shtunën (23 prill).
Modelja shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm në një bluzë delikate me dantella, si dhe pantallonat e njëjta të tejdukshme dhe e përfundoi pamjen me një xhaketë të gjatë të ngjashme.
Ylli i pasarelave u shoqërua nga familja e saj, duke përfshirë motrën Bella dhe vëllain Anwar, si dhe një numër miqsh të saj të famshëm si Emily Ratajkowski, Blake Lively, Martha Hunt dhe Helena Christensen.
Gigi, emri i vërtetë i të cilës është Jelena Noura Hadid, e përshtati veshjen e saj të ditëlindjes me perla të bardha, një zinxhir barku ari, një palë vathë ari dhe taka të larta po ashtu të bardha, shkruan DailyMail.
Flokët e saj të gjata bionde ishin të ndara në mes dhe të stiluara në një bisht që i binte butësisht në shpinë.
Në këtë festë mungonte ish i dashuri i saj dhe babai i vajzës së saj, Khai Hadid Malik, një vjeç, artisti Zayn Malik, 29 vjeç.
Ndërkohë, motra e saj e vogël, Bella Hadid nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata në një minifund me vija, të cilin e ka shoqëruar me një jelek pa mëngë me kopsa floriri.
Bukuroshja kombinoi dukjen me një palë çizme të zeza me taka të larta. Bella mbante edhe një çantë elegante të zezë Dior të vendosur mbi supe.
Ngjarja ishte një çështje familjare, dhe vëllai 22-vjeçar i Gigi-t, Anwar, dukej i shkëlqyeshëm për këtë rast, duke veshur një bluzë të zezë që tregonte trupin e tij me tatuazhe.
Anwar e kombinoi bluzën me xhinse blu, një rrip të zi dhe çizme Dr. Martens. Vëllai më i vogël i Gigi dhe Bella kishte gjithashtu një varëse floriri në qafë.
Ai mbërriti në event me një mik si dhe me të dashurin e Bellës, Marc Kalman, 33 vjeç. Drejtori artistik dukej në modë me një bluzë të zezë, të cilën e kishte shoqëruar me një triko dhe çizme të zeza.
Ndërsa, nëna e vajzës së ditëlindjes, Yolanda Hadid, 58 vjeç, mbërriti në festë me të dashurin e saj biznesmen Joseph Jingoli. Babai i Gigit, Mohamed Hadid, 73 vjeç ishte gjithashtu i pranishëm.