Gërkovska dhe një grup gjimnazistë simuluan seancë qeveritare

Shkup, 3 gusht – Shtet i së drejtës me zero tolerancë ndaj korrupsionit, sistem arsimor dhe shëndetësor i organizuar dhe cilësor, gjendje sociale në të cilën ndihma shkon në vendin e duhur janë pyetjet që i bëjnë pjesëmarrësit nga disa shkollat ​​e mesme nga Vallandova, Gjevgjelia, Velesi dhe Shkupi i hapën në kuadër të vizitës së sotme në Qeveri, të cilën e organizoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, zëvendëskryeministrja Gërkovska, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare”, që realizohet me mbështetjen e USAID-it, është në bashkëpunim të ngushtë me të rinjtë nga i gjithë vendi, biseduan për çështje të integritetit, qeverisjes së mirë, aktivizmit rinor, politikave antikorrupsion, digjitalizimit, si dhe të gjitha sfidave me të cilat përballen të rinjtë gjatë arsimimit, por edhe në procesin e përcaktimit të së ardhmes së tyre profesionale.

Pas vizitës në Qeveri, zëvendëskryeministrja Gërkovska organizoi takim joformal për grupin e gjimnazistëve dhe haptazi diskutoi për sfidat me të cilat përballen të rinjtë, planet e tyre pas përfundimit të shkollës së mesme, si dhe mënyrat për përmirësimin e mundësive në vendin tonë që të rinjtë të krijojnë të ardhmen e tyre.