Georgieva: E përshëndes pjesëmarrjen në projektin për LNG terminalin në Aleksandrupoli
Athinë, 30 Tetor – Maqedonia e Veriut me siguri ka interes të përfshihet si aksionar në projektin për terminal për gaz të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandrupoli dhe të sigurohet diversifikim të dërgesës së gazit. Ne e përshëndesim pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në projektin, shprehet në intervistën Teodora Georgieva, drejtoresha ekzekutive e kompanisë „ICGB”, e cila e bëri dhe do të mirëmbajë interkonektorin mes Bullgarisë dhe Greqisë.
“Për momentin, kapaciteti i „ICGB” është i rezervuar në mënyrë afatgjate për mbi 1,57 miliardë metra kub normal në vit, gjatë rezervimit të kapacitetit nga Shkup në LNG terminalin në Aleksandrupoli do të mund të rezervohet kapaciteti në ICGB për transmetimin e sasive për Maqedoninë e Veriut. Në mënyrë që të mos ketë mungesë të kapacitetit për rajonin, parashikojmë rritje të kapacitetit të ICGB nga tre miliardë metra kub normalë në pesë miliardë metra kub normal në vit. Kjo do të bëhet e mundshme pas ndërtimit të stacionit të kompresorit në Komotini nga DESFA-ja nga fillimi i vitit 2024″, sqaron Georgieva.
Ai konsideron se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm dhe shprehet se si operator për transmetimin e gazit janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha kompanitë e rajonit, që do të shfaqin interes.
Intervistën e transmetojmë të plotë:
Cili është dimensioni rajonal i gazsjellësit Greqi-Bullgari?
Bullgaria ka infrastrukturë jashtëzakonisht mirë të zhvilluar të gazsjellësit, që siguron transmetim të gazit natyror për Evropën Juglindore dhe Qendrore. Si pjesë e infrastrukturës gazsjellëse bullgare, ICGB-ja ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm gjeostrategjik për sigurinë dhe diversifikimin e dërgesës së gazit jo vetëm në Bullgari, por edhe për rajonin e Evropës Juglindore.
Interkonektori siguron lidhje të drejtpërdrejt me korridorin jugor të gazsjellësit dhe me LNG terminalin e planifikuar në qytetin limanor grek Aleksandrupolis, që pritet të ndërtohet deri në fund të vitit 2023. “Bullgartransgaz” do të posedojë 20 për qind të aksioneve në LNG terminalin në Aleksandrupoli. Në këtë mënyrë, “Bullgartransgaz” tashmë ka rezervuar kapacitet në LNG terminalin prej një miliardë metrave kub normal në vit. Kjo do të thotë se nga fillimi i vitit 2024 presim të transportojmë së paku edhe një miliardë metra kub normal në vit të “Bullgartransgaz”, si dhe sasitë e rezervuara për Maqedoninë e Veriut, që po ashtu shprehu vullnetin të blejë një pjesë të LNG terminalit dhe të rezervojë kapacitet në mënyrë përkatëse.
Pas përurimit të terminalit në Aleksandrupoli, ndërsa edhe zgjerimit të planifikuar të Korridorit jugor të gazsjellësit, presim të transportojmë sasi plotësuese të reja të
gazit natyror, po ashtu edhe për Rumaninë, Moldavinë, Ukrainën, Serbinë, Hungarinë dhe të tjerë.
Tashmë jemi duke parë edhe risi se Turqia e fillon punën me Azerbajxhanin për rritjen e kapacitetit të TANAP-it deri në 32 miliardë metra kub normal. Të gjithë këta janë faktorë që kanë rëndësi për pozicionimin e „ICGB”, si dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Bullgarisë dhe Greqisë në rajonin.
Cili do të ishte vendi i Maqedonisë së Veriut në situatë të tillë? A keni bisedime me kolegët tuaj në Shkup?
Maqedonia e Veriut me siguri po ashtu ka interes që të përfshihet si aksionar në projektin për LNG terminalin në Aleksandrupoli dhe të sigurojë diversifikimin e dërgesës së gazit. Këto, para së gjithash janë bisedime në nivel të lartë politik dhe kooperativ. Ne e përshëndesim pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në projektin për LNG terminalin në Aleksandrupoli që është në sinergji të plotë me IGB dhe ka dimensionin e vet të rëndësishëm rajonal.
Në këtë moment, kapaciteti i IGB-së është i rezervuar në periudhë afatgjate për mbi 1,57 miliardë metra kub në vit, gjatë rezervimit të kapacitetit nga Shkupi në LNG terminalin në Aleksandrupoli do të mund të rezervohet kapacitet në IGB për transmetimin e sasive për Maqedoninë e Veriut.
Në mënyrë që të mos ketë mungesë të kapacitetit për rajonin, parashikojmë rritje të kapacitetit të IGB nga tre miliardë metra kub normal në pesë miliardë metra kub normal në vit. Kjo do të bëhet e mundshme pas ndërtimit të stacionit të kompresorit në Komotini nga DESFA-ja nga fillimi i vitit 2024. Ka interes serioz edhe nga kompanitë tjera në rajon, kështu që në „ICGB” jemi të hapur për dialog me të gjitha palët e interesuara.
A do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor të pavarura nga gazi natyror pas përurimit të gazsjellësit Greqi-Bullgari?
Hyrja në eksploatimin tregtar të IGB-së pa dyshim është hap i rëndësishëm në këtë drejtim dhe jorastësisht projekti është kualifikuar nga të gjithë politikanët e rajonit, si dhe nga Komisioni Evropian dhe Azerbajxhani, si „game changer”.
Interkonektori lidhet drejtpërdrejt me Korridorin jugor të gazsjellësit dhe konkretisht me gazsjellësin TAP në qytetin Komotini në Greqi. Për momentin ai siguron transmetim të drejtpërdrejt të gazit natyror të Azerbajxhanit për Bullgarinë, që në praktikë paraqet diversifikim real të transmetimit të gazit rus.
Ballkani Perëndimor po ashtu është rajon i rëndësishëm edhe si operator për transmetimin e gazit jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime me të gjitha kompanitë nga Ballkani Perëndimor që shfaqin interes. Në ngjarjen që mbahet me rastin e fillimit komercial të IGB kishte prani serioze të liderëve shtetërorë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht të presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Stevo Pendarovski dhe Aleksandar Vuçiq. Kjo është shenjë e qartë se
vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin interkonektorin si mundësi serioze për diversifikimin e dërgesës së gazit. Po ashtu, të gjitha shtetet e rajonit duhet të punojnë në mënyrë aktive për lidhshmëri më të mirë energjetike, ka më shumë projekte për ndërtimin e disa lidhjeve të ndërsjella, me qëllim që ta bëjnë më të pavarur dhe konkurrent.