Gençovska: Negociatat mund të vazhdojnë vetëm pasi bullgarët të futen në Kushtetutën e Maqedonisë
Sofje, 26 prill – Regjistrimi i pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë është kusht që vendi duhet ta plotësojë para se të fillojë negociatat inkuadruese në Bashkimin EVropian.
Këtë qëndrim sot e kumtoi ministrja për punë të jashtme në Bullgari, Teodora Gençovska, transmeton Zhurnal.
“Në këtë fazë, së pari këtë ata duhet ta bëjnë, e pastaj të fillojnë negociatat. Nuk e di çfaër sinjale ka dhënë kryeministri Kirill Petkov, por ky është qëndrimi jonë”, tha Gençovska.
Ajo me këtë qëndrim do ta njoftojë edhe komisionerin për zgjerim, Oliver Varhejli./Zhurnal.mk

