Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Shkup, 2 gusht – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka uruar 2 gushtin – ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës, informon Zhurnal.

Kryengritja e 2 gushtit siç shprehet Ganiu, duhet të shërbejë si model në ndërtimin e shoqërisë shumëetnike pasi bazat e këtij organizimi politik ishin tek barazia mes qytetarëve dhe ndarja e barabartë e pushtetit.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2878553002473349