Ganiu në një vijë me punëtorët sezonal në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra

Shkup, 23 maj – Sot në aktivitet bashkë me punëtorët sezonal ka qenë edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu ku iu është bashkëngjitur në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.

Vazhdojmë me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në Komunën e Çairit.

“Sot së bashku me punëtorët tanë sezonal ndërmorëm aksion para objektit të Komunës së Çairit. Aktivitetet e tilla do ti vazhdojmë edhe në ditët në vijim në secilën pjesë të Çairit tonë të dashur.”, ka shkruar Ganiu në facebook profilin e tij.