Ganiu mirëpriti në takim futbollistin e Westerlo, Erdon Daci

Shkup, 26 prill – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot mirëpriti në takim futbollistin 23 vjeçar Erdon Dacin. Daci aktualisht luan për skuadrën Westerlo në Belgjikë ndërsa kryetarit Ganiu i solli si dhuratë në fanellë nga klubi Westerlo, informon Zhurnal.

“Sulmuesin 23 vjeçar e përgëzova për suksesin e arritur dhe e inkurajova të vazhdojë të jetë një shembull i përkryer për gjeneratat e reja të sportistëve. Ndërkohë përkujtova se ne gjithmonë jemi në mbështetje të sporit dhe sidomos të sportistëve të rinj”, u shpreh Ganiu./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/533778781435362