Ganiu: Çairin vazhdojmë ta pastrojmë.
Shkup, 3 Shtator – Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka bërë të ditur se shërbimet komunale janë duke bërë pastrimin e mbeturinave si pasojë e motit të ligë që kishte kapluar kryeqytetin disa ditë më parë.
Ekipet e punës të Komunës së Çairit, bashkë me NP “Higjiena Komunale”, pranë qytetit të Shkupit, edhe sot po bëjnë pastrimin e mbeturinave si pasojë e motit të ligë që na kaploi ditën e martë.
Vazhdojnë deri sa të jetë e nevojshme.

