Ganiu afër nxënësve për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, në Çair gjithçka shkon sipas protokoleve
Shkup, 1 shkurt – Në 9 shkollat fillore të komunës së Çairit sot filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022.
Rreth 8300 nxënës iu rikthyen bankave shkollore duke respektuar të gjitha protokolet dhe masat anticovid, informon Zhurnal.
Për të ndjekur nga afër nxënësit dhe mësimin nëpër shkolla, në teren sot ishte edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në shoqërim me ministrin e arsimit, Jeton Shaqiri.
Ganiu e ka njoftuar ministrin Shaqiri se ekipket komunale në koordinim me personelin shkollor janë përkujdesur që të gjitha shkollat të dezinfektohen para procesit mësimor.
Ganiu është njoftuar nga të gjithë drejtorët e shkollave se procesi mësimor ka filluar sipas të gjitha kushteve dhe protokoleve që janë paraparë nga ministritë kompetente.//Zhurnal.mk

