Fushë e re e basketbollit në komunën e Butelit, kryetari Kostovski paralajmëroi edhe dy të reja
Shkup, 9 Prill – Në komunën e Butelit prej sot është lëshuar në përdorim fushë e re e basketbollit në shkollën “Shën Klimenti i Ohrit”, ndërsa do të mund ta shfrytëzojnë nxënësit e shkollës fillore dhe banorët e komunës.
Kryetari Darko Kostovski theksoi se bëhet fjalë për fushë ultra moderne në vlerë prej 4,2 milionë denarë, dhe njëherësh paralajmëroi edhe dy të reja në vendbanimet Radishan, më sak në shkollën fillore “Aco Shopov” dhe në Rasadnik.
Paralajmëroi edhe se në afërsi prej dhjetëra metrave nga fusha e basketbollit që sot ishte hapur do të fillojë ndërtimi i një kopshti të ri, i cili do mbajë emrin e shkollës “Shën Klimenti i Ohrit”.
Për vizitë në objekt ishte edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, i cili vlerësoi se kjo fushë është dëshmi për “punën ekonomike, të përgjegjshme dhe të përkushtuar të komunës”.
Tha se pret se ajo që është premtuar në fushatë, varësisht nga mjetet dhe mundësitë që kanë në dispozicion, të realizohet.

