Fushata agresive kundër Kosovës, deputetja serbe ia dhuron deputetit gjerman bluzën me hartën e Kosovës, mbuluar me flamurin e Serbisë
Fushata e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka të ndalur. Kësaj radhe deputetja e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviq në Bundestagun gjerman ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, gjersa ia dhuruar një bluzë me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.
Djurdjeviq në një postim në X shkruan se
“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI!
Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla… AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, shkruan ajo.

