Fshati me 5 banorë në Shqipëri, i riu që pret nuse që ta popullojë sërish

Zbrazja e fshatrave është një fenomen trishtues në Shqipëri.

I tillë është edhe fshati Sirikat në Sarandë i cili ka vetëm 5 banorë.

Një ndër 5 banorët është dhe një 34-vjeçar i cili refuzon të largohet nga fshati.

“Pse të iki, kam dhe një punë këtu, nuk jam keq”-kanë qenë këto fjalët e një të riu që nuk ka braktisur fshatin Sirikat të Sarandës.

Vangjeli është i vetmi i ri që nuk është larguar nga vendi i tij. Përveç 34-vjeçarit në Sirikat jetojnë edhe 4 banorë të tjerë të cilët janë të moshuar.

34-vjeçari jeton me prindërit dhe nuk është martuar, ndërsa konsiderohet si “shpresa e vetme” që mund të popullojë Sirikatin.