Fryu qirinjtë e tortës dhe shprehu dëshirën, Noizy: Alpha 2 dhe 100 milionë euro

Ditën e djeshme, reperi shqiptar, Noizy, ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Këtë ditëlindje e festoi mes miqsh dhe familjarësh.

Një nga momentet më të bukura ishte kur reperi ka shprehur dëshirën përpara se të frynte qirinjtë.

Teksa në sfond dëgjohej “nuse-nuse”, Noizy kërkoi një koncert të dytë Alpha dhe më shumë para.

“Alpha 2, ishalla na shkon mbarë, dhe 100 milionë euro”, tha Noizy.

https://www.instagram.com/reel/CjBj05UD1w6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c9aef891-0778-40e4-945e-f66f1c47747f