Franca ende nuk mund të garantojë fillimin e negociatave deri në qershor

Shkup, 22 mars – Sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane Kleman Boni, tha se ka vullnet politik në Sofje dhe Shkup, por se ende nuk mund të premtojë se negociatat me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë gjatë kryesimit francez, lajmëroi korrespondentja e MIA_s nga Brukseli.

Këtë Kleman Boni e deklaroi sot në konferencë për shtyp pas Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Bruksel.

I pyetur që ta komentojë deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, se të dyja palët po përparojnë në negociatat dypalëshe, Boni konfirmoi se ka sinjale pozitive.

“Isha në Bullgari pas qeverisë së re, shkëmbeva mendime kohëve të fundit me autoritetet bullgare dhe me kryeministrin Petkovin, ka angazhim serioz edhe në Shkup edhe në Sofje që të gjindet një zgjidhje për kontestin, por nuk mund të paragjykoj, mundem vetëm t’i konfirmoj sinjalet pozitive. Nëse ka rezultat nga këto sinjale, atëherë presidenca franceze do ta fillojë procesin, por në këtë moment nuk ka mbështetje të mjaftueshme për të thënë se do të fillojmë”, deklaroi Boni.

Sekretari shtetëror francez përkujtoi se Bullgaria është e vetmja e cila e kundërshton këtë vendim