Forum i biznesit për përparësitë dhe mungesat e bashkëpunimit rajonal

Shkup, 24 shtator – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot organizon forumin e biznesit “Përparësitë dhe mungesat në bashkëpunimin rajonal – Dauti Komerc – Promovues i bashkëpunimit rajonal”.

Siç njoftoi Oda, biznesi i forumit organizohet në drejtim të përcaktimit të drejtimeve për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, përmes shembujve konkretë dhe me rastin e 30 vjetorit të kompanisë “Dauti Komerc” nga Shkupi.

Pjesëmarrës në panel diskutim do të jenë Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Xhemail Dauti, drejtor ekzekutiv kryesor i Dauti-Komercit, Safet Gjergjaliu, analist ekonomik nga Prishtina dhe Shaqir Palushi, themelues dhe pronar i Fruteksit nga Prishtina. Në forumin e biznesit do të marrin pjesë biznesmenë dhe analistë nga vendi dhe nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova.