Forum biznesi: Kompani çeke e shohin vendin tonë si partner perspektiv për bashkëpunim

Shkup, 15 mars- Kompanitë çeke ofrojnë cilësi të lartë të produkteve dhe shërbimeve dhe sinqerisht janë të interesuar për bashkëpunim afatgjatë dhe stabil. Potencial më të madh për avancimin e lidhjeve afariste ka në infrastrukturën transportuese, energjetike dhe prodhuese të pajisjeve mjekësore, u theksua në Forumin e biznesit të sotëm në Shkup.

Siç u theksua, sipërmarrësit çek e shikojnë Maqedoninë e Veriut si partner me perspektivë dhe vend-anëtar të ardhshëm i BE-së.

Në forum u nënshkrua edhe Memorandumi për mirëkuptim mes Lidhjes së odave ekonomike (LOE) dhe Odës ekonomike çeke me qëllim të sigurimit të kornizës adekuate për përforcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit.

“Duket se potenciali më i madh për bashkëpunim në të ardhmen është në sektorët e infrastrukturës së transportit apo industrisë energjetike në të gjitha segmentet e saj, përfshirë burimet e rinovueshme të energjisë. Shikoj edhe potencial të madh në fushat e kërkimit gjeologjik, teknologjive mjedisore dhe menaxhimit të ujit. Kompanitë çeke mund t’i ofrojnë botës pajisje mjekësore me cilësi të lartë. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, Republika Çeke mund të ofrojë teknologji të ndryshme për zhvillimin e qyteteve të zgjuara dhe të qëndrueshme”, tha zëvendësministri çek i Industrisë dhe Tregtisë, Eduard Murzhicki.

Edhe ai edhe Jirzhi Hansel nga Oda ekonomike e Çekisë shprehën bindje se forumi do të sjellë mundësi të reja për kompanitë e dy vendeve.

Forumin e organizon LSM dhe Ambasada e Republikës së Çekisë. Përfaqësues të organizatave afariste nga dy vendet i kanë prezantuar interesat e tyre për bashkëpunim, investim dhe përforcim të marrëdhënieve biznesore. Pas përfundimit të pjesës zyrtare, kompanitë e dy shteteve kishin mundësi të realizojnë edhe takime të drejtpërdrejta biznesi.

Mundësi dhe volitshmëritë për investim në vendin tonë i prezantoi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rehxepi.