Forcat Detare shqiptare pjesë e operacionit për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë sot se dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.

“Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos”, u shpreh Peleshi në një postim në Facebook.

Sipas ministrit, në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës Detare shqiptare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.

Peleshi ka bërë të ditur se më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit të tragetit janë evakuuar nga anija.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/693051428782521