“Forbes”: Saranda, ndër 15 tregjet më të mira evropiane të Krishtlindjes

Qyteti bregdetar i Sarandës përveçse një nga destinacionet turistike më të preferuara gjatë verës, tashmë për herë të parë është zbukuruar e bërë gati për të pritur edhe në stinën e dimrit vizitorë vendas e të huaj. Atmosfera e mrekullueshme festive e Krishtlindjeve në këtë qytet ,është renditur si një ndër 20 vendet më të bukura sipas revistës prestigjioze “Forbes”.
Këtë lajm e ndau në rrjetin e tij social edhe kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Çaci. ai shkruan se Saranda ka arritur të zërë vendin e 15-të nga 142 destinacione,dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme për qytetin bregdetar.
Në shkrimin e prestigjiozes “Forbes”, Saranda përshkruhet si një qytet modern, dinamik dhe një nga destinacionet më perfekte në 365 ditë të vitit,për pushime me diell apo me borë. Festat e fundvitit e kanë shndërruar pedonalen e qytetit në një nga vendet e çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Në shëtitoren e qytetit mbizotërojnë dekorime vezulluese, shtëpizat prej druri. Por turistët përveç këtyre do të kenë mundësinë të shijojnë edhe kuzhinën lokle, punimet e artizanëve dhe produktet rajonale.