Fondi pensional të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 21 prill

Shkup, 19 prill – Qeveria sot në seancën e rregullt e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për pagesën e pensioneve për muajin prill 2022 dhe ka angazhuar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat më së voni më datë 21 të këtij muaji me çka do duhet të mundësohet që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e prillit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar nga data 26 prill, informojnë nga Pres shërbimi qeveritar.

Më këtë informatë, shtohet në kumtesë, Qeveria rekomandon bankat përmes filialeve dhe ekspoziturave të saj të sigurojë pagesën e pensioneve kesh për klientë që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas renditjes dhe lartësisë së pensionit edhe atë për pensione në lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 26 prill (e martë), për pensione prej 11.001-14.000 denarë më 27 prill (e mërkurë), për pensione prej 14.001-18.000 denarë më 28 prill (e enjte) dhe për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 29 prill (e premte).