Fillon projekti “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”
Tetovë, 1 prill – Ambasada e Zvicrës, në bashkëpunim me UNDP-në MK, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe vetëqeverisjet lokale në rajonin e Pollogut, sot në fshatin Bogovinjë do ta shënojnë fillimin e projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, projekt me investime të mëdha në nëntë komuna në rajonin e Pollogut.
Siç është paralajmëruar, në ngjarje do të mbajnë fjalime Naser Nurednini – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Veronik Ulman – ambasadore e Zvicrës, Armen Grigorjan – përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe Besnik Emshiu – kryetar i komunës së Bogovinjës.
Me pastrimin dhe sanimin e shtratit të lumit të Bogovinjës në komunën Bogovinje filluan punimet e mëdha infrastrukturore për kontroll dhe rezistencë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut me qëllim të zvogëlimit të pasojave nga katastrofat e ardhshme.
Ky aktivitet është pjesë e Programit për përmirësim të rezistencës ndaj përmbytjeve në Pollog, me vlerë prej 12 milionë franga zvicerane, e financuar nga Qeveria zvicerane dhe zbatohet në nëntë komuna: Tetovë, Gostivar, Tearcë, Bogovinjë, Vrapçishte, Zhelinë, Jegunovce, Mavrovë-Rostushe dhe Bërvenicë. Parashikon ndryshim transformues të sistemit për mbrojtje nga përmbytjet përmes zhvillimit të qasjes së integruar dhe sofistikuar në ballafaqimin me përmbytjet dhe lloj tjetër të katastrofave në Pollog

