Fillon greva e SASHK-ut, prindërit në huti çfarë të bëjnë me fëmijët
Shkup, 11 prill – Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot fillon grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve – kopshte dhe në shkollat fillore dhe të mesme, duke mos kryer detyrat e punësn në vendine punës, i cili sipas njoftimeve do të zgjasë derisa të gjindet zgjidhje e përshtatshme e pranueshme për të dyja palët. Ministritë e Arsimit, Shkencës dhe të Punës dhe Politikës Sociale, nga ana tjetër, theksojnë se edhe në kushtet e grevës, shkollat dhe kopshtet duhet të kryejnë veprimtarinë e tyre – kujdesin dhe edukimin e fëmijëve dhe organizimin e procesit edukativ- arsimor.
Siç njoftoi dje kryetari i SASHK-së, Jakim Nedelkov në konferencë për media, greva do të zhvillohet me mos kryerjen e detyrave të punës në vendin e punës, përkatësisht protestuesit do të vendosen në hapësira që do të dakordohen bashkërisht me drejtorët e institucioneve dhe nuk do të kryejnë aktivitetet e tyre edukative-arsimore dhe kujdestare.
“Greva do të zhvillohet me moskryerje të detyrave të punës në vendin e punës, gjegjësisht grevistët do të vendosen në hapësira për çka do të merren vesh bashkërisht me drejtorët e institucioneve dhe nuk do të kryejnë aktivitetet e tyre edukative – arsimore. I bëj thirrje Qeverisë që sa më parë të na thërrasë për bisedime dhe sa më shpejt të gjejmë një zgjidhje të pranueshme reciproke dhe të fillojmë mësimin e rregullt. Përndryshe, e gjithë përgjegjësia se pse nxënësit nuk e kanë të drejtën elementare të garantuar për arsim do të bien mbi ministritë dikasteriale dhe Qeverinë”, tha Nedellkov.
Ai theksoi se SASHK-u nuk do t’i mbyllë shkollat dhe kopshtet, por nuk do të zhvillojë veprimtari edukative – arsimore dhe të kujdesit dhe do të jetë në grevë, ndërsa përgjegjësinë për sigurimin e kushteve minimale për funksionimin e institucioneve, si dhe për pranimin e fëmijëve, siç tha, do ta kenë drejtorët.
“Gjatë periudhës së fundit janë shpeshtuar presionet, më së shumti ndaj të punësuarve në kopshtet e fëmijëve, të cilët, siç theksoi, në baza të ndryshme detyrohen që nesër të jenë në vendet e tyre të punës dhe të funksionojnë dhe punojnë sikur të mos ketë grevë”, sqaron Nedellkov.
Theksoi se nuk mund të parashohë se deri kur do të zgjasë greva dhe kur eventualisht Këshilli i SASHK do të vendosë për ndërprerje të grevës ose për eventualisht të pushimit të saj. Pret, siç tha, që gjatë ditës së nesërme ose më së voni deri të martën të ketë takim me përgjegjësit që të mos rritet greva e SASHK në grevë shumë më të madhe dhe masive në shtet, sepse, theksoi, edhe sindikatat e tjera të degëve paralajmërojë masa më radikale.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton publikun se shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor.
“Rregullativat juridike në këtë fushë i mbrojnë interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor. Nuk guxon të ketë ndërprerje vetëm në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme sikurse ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve, ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria ku e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor”, precizojnë nga MASH.
Siç bëjnë të ditur, udhëheqësit e shkollës kanë detyrimet ligjore që ta organizojnë procesin edukativo-arsimor dhe të mundësojnë vazhdimin në vazhdimësi dhe ndjekjen e mësimit në klasa, i cili ishte vendosur pasi që pas një vit e gjysmë edukim të nxënësve në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme gjatë pandemisë, ato përsëri u kthyen në bankat shkollore aty ku e kanë vendin.
Të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë ta realizojnë veprimtarinë e tyre për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar, si edhe deri më tani, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).
“Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, dhe pasi paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës”, potencojnë nga Ministria.
Me rastin e grevës së paralajmëruar nga SASHK dhe në institucionet parashkollore ndërsa e cila e drejtë është e drejtë e garantuar e punëtorëve sipas Kushtetutës, gjatë realizimit të së drejtës për grevën e të punësuarve siç theksojnë nga Ministria, obligohen të sigurojnë përkujdes të papenguar dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.
Theksojnë se për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi për më të vegjlit është prioritet, ndërsa mbrojtja e të drejtave të tyre, përgjegjësi e jona e përbashkët.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dje u bëri thirrje mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme t’i vënë në radhë të parë interesat e fëmijëve dhe të kujdesen që të mos të mos pësojë procesi arsimor.
Nxënësit duhet të jenë në shkolla, aty ku e kanë vendin, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me grevën e paralajmëruar për nesër nga SASHK-u.
“Pas mungesës së gjatë, gjatë periudhës së pandemisë nga bankat shkollore, është obligim moral ndaj detyrave tuaja profesionale si mësimdhënës dhe pedagogë. Kjo është shumë e nevojshme si mbështetje ndaj nxënësve tuaj në një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre”, shkroi Kovaçevski në publikimin në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai në publikimin e tij potencon se e drejta e grevës është e drejtë e garanatuar dhe, siç thotë, tërësisht e mbështet, por se dialogu social është rruga e vetme drejt zgjidhjeve të përbashkëta.
“Kësisoj arritëm marrëveshje për pagën minimale dhe për pensionet, kjo është mënyra në të cilën duhet të zgjidhet edhe kjo sfidë. Kjo Qeveri dëshmoi se ka vesh për kërkesat dhe nuk ikë nga zgjidhjet. Dëshmuam edhe se prioritet kryesor është pikërisht rritja e pagave, dhe kështu pagat e mësimdhënësve në mënyrë kumulative janë rritur për 21 për qind në katër vitet e fundit. Por, Qeveria duhet në mënyrë të përgjegjshme ta menaxhojë buxhetin dhe të kujdeset për ekonominë. Nuk do të fitojmë asgjë nëse e rrisim inflacionin, ndërsa pikërisht kjo do të ndodhë nëse realizohen kërkesat ashtu siç janë shtruar”, thotë ai.
Apelon që të mos ndalojë procesi i arsimit dhe të vazhdohet me dialogun që të gjendet zgjidhje e pranueshme.
Kryetarja e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të VMRO-DPMNE-së, Vesna Janevska, nga ana tjetër, dje në një konferencë për media tha se punëtorët në arsim, shkolla dhe kopshte kanë të drejtë të garantuar me Kushtetutë për grevë.
Ajo theksoi se VMRO-DPMNE-ja i përkrah punëtorët në arsim në kërkesën e tyre dhe në grevë dhe se beson se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe për këtë arsye nuk pranon shpjegime nga Qeveria se nuk ka mjete në buxhet.
Në reagim ndaj konferencës së saj për media, LSDM-ja i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos politizojë grevën e SASHK-ut dhe theksoi se zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut social të sindikatave përfaqësuese dhe institucioneve kompetente. Partia theksoi se është e qartë nevoja për një vlerësim dinjitoz të punës së mësuesve.
Partia në pushtet theksoi se mësimi duhet të vazhdojë dhe zgjidhja duhet të arrihet me dialog.
SASHK për sot paralajmëroi grevë të përgjithshme, sepse në takimet e javës së kaluar me Qeverinë nuk u morën vesh për përmbushjen e kërkesave për rritje të pagave në sektorin e arsimit për 18,4 për qind.
Nga Sindikata theksojnë se kjo kërkesë është me qëllim të harmonizimit me rritjen e pagës minimale në shtet prej 15.199 në 18.000 denarë që tashmë hyri në fuqi.

