Filipçe në mbledhje me KSI-në, shqyrtohet gjendja epidemiologjike

Shkup, 16 gusht – Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, dhe kryetaren e Komitetit Nacional për Imunizim, dr. Aleksandra Grozdanova.

Në takim është shqyrtuar gjendja epidemiologjike e cila siç shprehet ministri, çdo ditë bëhet më serioze, informon Zhurnal.

“Menaxhimi i situatës imponon nevojë serioze të përgjegjësisë nga ana e qytetarëve, veçanërisht nga sot kur në fuqi hyjnë masat e reja. Procesi i vaksinimit vijon pa pengesa në gjitha pikat e vaksinimit, dhe shpresojmë që ky trend i interesimit të rritur do të vazhdojë”, shprehet Filipçe.

Ai bën thirrje që maksimalisht të respektohen masat, të mbahet distancë dhe të kujdesemi për higjienën.

Vaksinat sipas ministrit, mbrojnë nga lloje të rënda të viruseve, nga vdekja dhe e pengojnë përhapjen e virusit.//Zhurnal.mk