Fifi thotë se po vjen në bashkëpunim me Gent Fatalin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Ajo ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell.

Në një postim të radhës të bërë në InstaStory, ajo ka treguar se po vjen në bashkëpunim me artistin Gent Fatali.

Fifi (Foto: Instagram)

E pyetur nga një ndjekës se ‘kur po vjen me këngë të re’, ajo shtoi javën tjetër duke e etiketuar Gent Fatalin.

“Javën tjetër apo Gent Fatali”, theksoi Raçi.

https://www.instagram.com/p/CclCFAqtA_h/?utm_source=ig_web_copy_link

Në një pyetje tjetër që iu parashtrua, ylli nga Ferizaj ka hedhur poshtë aludimet se është në pritje të ëmbël.

Kjo pasi prej disa muajsh është në një romancë dashurie me Adis Patushin, i njohur për publikun si ish-bashkëshorti i Adrola Dushit. 

https://www.instagram.com/p/CcGgujvqInb/?utm_source=ig_web_copy_link